Posta ka shpërndarë sot mbi 70 për qind të asistencave sociale

Kosova

Posta ka shpërndarë sot mbi 70 për qind të asistencave sociale

Më: 24 mars 2020 Në ora: 18:20
Posta

Përkundër fluksit të madh të qytetarëve, Posta e Kosovës ka arritur që vetëm gjatë ditës së sotme të shpërndajë mbi 70 për dqind të asistencave sociale  nga gjithsejtë 21,373 perfitues të kësaj  asistence.

Ballafaqimi me mijëra përfitues të asistencës sociale ka qenë mjaft sfidues por me një përkushtim dhe përgjegjësi të lartë punonjësit e Postës kanë arritur ta menaxhojnë këtë proces duke i shërbyer secilit qytetar.

Ka qenë një ditë mjaft e vështirë duke marrë parasysh se numër i madh i qytetarëve kanë ardhur para zyrave postare ende pa filluar orari i punës. Mirëpo, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës kemi arritur që të sigurohet mbarëvajtja e procesit duke mbajtur me përpikëri distancën sociale prej 2 metrave brenda secilës zyre postare por edhe jashtë tyre, përkundër motit të ftoftë.

Pamje të grupeve të njerëzve që kanë qarkulluar në rrjete sociale në orët e hershme të mëngjesit, para orës 09:00, para fillimit të orarit zyrtar të punës, shumica kanë qenë të manipuluara dhe dashakeqëse jo vetëm ndaj punonjësve tanë që me vetëmohim janë duke punuar çdo ditë, por nuk është kursyer as kategoria e qytetarëve që jetojnë nga asistenca sociale.

Posta e Kosovës është krenare që ka menaxhuar me sukses një operacion kaq madh të shpërndarjes masive të asistencave sociale duke marrë parasysh situatën emergjente në të cilën ndodhemi të gjithë.

Kryeshefi Ekzekutiv Shefqet Avdija ka falënderuar të gjithë punonjësit e Postës si dhe qytetarët që bashkërisht e përfunduam pjesën dërrmuese të punës pa asnjë incident të vetëm dhe duke respektuar masat mbrojtëse shëndetësore.

Posta e Kosovës nuk do të ndalet, pavarësisht rrethanave, dhe do të jetë

gjithnjë pranë secilit qytetar me të gjitha shërbimet dhe produktet e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat