Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Kosova

Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Më: 24 mars 2020 Në ora: 18:23
Ilustrim

Të mërkurën do të vazhdojë të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje të borës, temperaturat mbesin të ngjashme me ato të ditës së marte.

Të enjten parashihet mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell, temperaturat do të shënojnë rritje të lehta.

Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu. Temperaturat gjatë këtyre dy ditëve parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-5 gradë Celsius.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat