Nuk zbatuan vendimet e Qeverisë për izolim, arrestohen dy persona në Prishtinë dhe një në Podujevë - Bota Sot
Nuk zbatuan vendimet e Qeverisë për izolim, arrestohen dy persona në Prishtinë dhe një në Podujevë

Kosova

Nuk zbatuan vendimet e Qeverisë për izolim, arrestohen dy persona në Prishtinë dhe një në Podujevë

Më: 25 mars 2020 Në ora: 10:21
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona, dy në Prishtinë dhe një në Podujevë, për moszbatim të vendimit të Qeverisë për izolim lidhur me coronavirusin.

Personi i parë është arrestuar pasi që nuk i ka respektuar rekomandimet e mjekëve lidhur me vetë izolimin shëndetësor gjatë epidemisë.

Arrestimi i personit tjetër në Prishtinë është bërë për shkak se i njëjti është hasur në lokalin e tij duke mos respektuar vendimet e marra për parandalim të pandemisë. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Kurse personi i tretë i arrestuar në Podujevë është bërë për shkak se i njëjti është hasur poashtu në lokalin e tij duke mos respektuar vendimet e marra për parandalim të pandemisë. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat