Asambleja e Drenasit në mbledhje urgjente

Kosova

Asambleja e Drenasit në mbledhje urgjente

Më: 25 mars 2020 Në ora: 10:39
Foto ilustrim

Marr parasysh përhapjen e pandemisë, është bërë shumë zhurmë për mbledhjen e sotme të Kuvendit të Kosovës e cila pritet të mbahet në ora 11:00. Por, një mbledhje është duke e mbajtur Kuvendi i Komunës së Drenasit.

Kuvendi i Drenasit është mbledhur sot urgjentisht në orën 10:00, ku është propozuar ndarja e 229,200 euro për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, pas njoftimit nga ana e Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal, se kjo e fundit vendimet e Kuvendeve të Komunave mund t’i bëjë vlerësimin e ligjshmërisë të cilat ndërlidhen me aspektet financiare, për të trajtuar çështjet që kanë të bëjnë me situatën emergjente për parandalimin e COVID-19, i ka propozuar Kuvendit mbajtjen e mbledhjes urgjente.

Më këtë rast, kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Labinot Halilaj, thërret mbledhje urgjente të Kuvendit të Komunës për datën 25.03.2020 duke filluar nga ora 10:00 në Sallën e Kulturës në Drenas, vend ky i cili i plotëson kushtet e kërkuara për mbajtjen e mbledhjen së urgjente të kërkuara edhe nga Instituti Kombëtar për Shëndetësi Publike për mbajtjen e distancës.

Mbledhja do të këtë për rend dite: Propozim vendim për bartjen e mjeteve financiare për menaxhimin e situatës së krijuar nga virusi COVID-19. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat