Kujtohet masakra në Padalishtë të Skenderajt

Kosova

Kujtohet masakra në Padalishtë të Skenderajt

Më: 26 mars 2020 Në ora: 08:03
Ilustrim

Sot bëhen 21 vjet nga masakra në Padalishtë të Skenderajt, ku kriminelët serbë masakruan 19 anëtarë të familjes Imeraj, në mesin e të cilëve 11 femra dhe 5 fëmijë të moshës 2-16 vjeçare.

Në një raport të KMDLNJ-së me seli në Prishtinë, të lëshuar më 6 prill 2000 thuhet: “Në Skenderaj janë identifikuar emrat e të gjithë kriminelëve që më 26/27 mars 1999 në Padalishtë, masakruan 19 anëtarë të familjes Imeraj”.

Predrag Belosheviq (Pjesëmarrës i luftërave në Kroaci dhe Bosnjë – Hercegovinë);

Grujica Belojeviq (vëllai i Lubisha Belojeviq)

Lubisha Belojeviq

Zharko Belosheviq

Zhika Belosheviq

Malisha Tijaniq (vëllau i Çeda Tijaniq)

Çeda Tijaniq

Goran Tijaniq

Dejan Tijaniq

Vedran Tijaniq

Obrad Tijaniq

Zhivan Vuçiq

Mirolub Vuçiq

Dushan Vuçiq

Rade Ivanosheviq (vëllau i Milisav Ivanosheviq)

Milisav Ivanosheviq

Igor Shapiq,

Gradibor Radunoviq,

Ivan Gajin

Zoran Shlaniq

Të gjithë nga fshati Cërkolez; Dushan Shapiq e Zharko Shapiq nga Belica; Dragan Cvetkoviq nga Uça dhe Sllobodan Petkoviq nga Jakovo-Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat