​UNDP siguron artikuj mbrojtës për Agjencinë e Menaxhimit Emergjent

Kosova

​UNDP siguron artikuj mbrojtës për Agjencinë e Menaxhimit Emergjent

Më: 26 mars 2020 Në ora: 13:22
UNDP

Në kuadër të mbështetjes së institucioneve në luftën kundër koronavirusit të ri, Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë i dorëzoi artikuj mbrojtës Agjencisë së Menaxhimit Emergjent (AME), për luftimin e situatës së krijuar nga pandemia.

Për të mbështetur punën e Qendrave Operative Emergjente Rajonale dhe Njësiteve profesionale të zjarrfikjes dhe shpëtimit, UNDP ka siguruar artikuj më të nevojshëm mbrojtës, si 12.000 copë dorëza gome dhe 500 copë sanitizues dore me bazë alkooli (0,5 l secila).

UNDP dhe AME janë partnerë shumëvjeçar që kanë bashkëpunuar në një numër projektesh për të adresuar parandalimin por edhe pasojat e fatkeqësive natyrore. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat