​Parashikimi i motit për nesër - Bota Sot
​Parashikimi i motit për nesër

Kosova

​Parashikimi i motit për nesër

Më: 26 mars 2020 Në ora: 16:31
Foto ilustrim

Vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme të motit.

Dita e premte dhe e shtune do të vijojnë kryesisht me mot të vranët dhe herë-herë me reshje shiu.

Reshjet më të përqendruara do të jenë në pjesën e Dukagjinit, derisa në rrafshin e Kosovës do të jenë me intensitet më të ulët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi deri 12m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat