Shefi i Kabinetit në Vushtrri kërkon nga ministri Bislimi të mos anashkalohen inspektorët komunal dhe të ATK-së

Kosova

Shefi i Kabinetit në Vushtrri kërkon nga ministri Bislimi të mos anashkalohen inspektorët komunal dhe të ATK-së

Më: 27 mars 2020 Në ora: 18:16
Shkëlzen Xhaferi

Shefi i Kabinetit në Komunën e Vushtrrisë, Shkëlzen Xhaferi, ka reaguar ndaj propozimit të ministrit të Financave në detyrë, Besnik Bislimi për shpërblimin e mjekëve, policëve dhe zjarrfikësve me nga 300 euro për dy muajt e ardhshëm.

Përmes një shkrimi në Facebook, Xhaferi ka thënë nuk duhet të anashkalohen edhe inspektorët e Administratës Tatimore të Kosovës për punën e tyre 24-orëshe në terren.

“Është e padrejtë të anashkalohen edhe Inspektorët e Administratës Tatimore ATK për punën e tyre 24-orëshe në terren”, ka shkruar Xhaferi.

Xhaferi ka thënë se ky është vendim i qëlluar i Ministrisë së Financave, por mos t’i harrojmë edhe inspektorët komunal dhe të ATK-së.

“Një vendim i qëlluar i ministrisë mirëpo mos të harrojmë se edhe inspektoret komunal dhe të ATK-së kanë qenë në rendin e parë të ruajtjes së çmimeve dhe parregullsive tjera,gjë që konsideroj që duhet të shpërblehet mundi i tyre!”, ka thënë Xhaferi.

Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi sot përmes një konference për media ka propozuar një pako emergjente që pret të aprovohet nga qeveria.

Në këtë pako hyjnë gjithsej 13 masa të propozuara ekonomike, e njëra prej tyre është edhe shpërblimi me nga 300 euro për dy muajt e ardhshëm ndaj mjekëve e punëtorëve tjerë shëndetësorë, policëve dhe zjarrfikësve për kontributin në këtë kohë të pandemisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat