Berisha: Gazetarët si mjekët e policët, gati të heq dorë nga gjysma e pagës për t’i ndihmuar

Kosova

Berisha: Gazetarët si mjekët e policët, gati të heq dorë nga gjysma e pagës për t’i ndihmuar

Më: 27 mars 2020 Në ora: 21:27
Ali Berisha

Deputeti i AAK-së, Ali Berisha, kërkoi që Ministria e Financave të mendojë për mediat dhe gazetarët. Në një bisedë telefonike me kp, ai deklaroi se gazetarët janë njëjtë si doktorët e policët në ballë të luftës me COVID-19 prandaj meritojnë mbështetje po të njëjtë. Berisha madje tha se është gati të përgjysmojë edhe rrogën e tij si deputet për t’iu shkuar si ndihmë këtyre kategorive.

Berisha tha se gazetarët dhe mediat janë duke e luajtur rolin e tyre të pazëvendësueshëm në këtë situatë përmes informimit nga vatrat e epidemisë, prandaj meritojnë mbështetje.

Berisha: Gazetarët si doktorët, në ballë të luftës

“Mendoj që në këtë kohë kur po përballemi me krizën e pandemisë së COVID-19, besoj që një punë të jashtëzakonshme janë duke e bërë edhe gazetarët, sidomos gazetarët e terrenit , pasi që edhe ata sikurse punëtorët shëndetësorë, policët, zjarrfikësit dhe shumë punëtorë të tjerë janë në ballë të detyrës në mënyrë që të parandalohet kjo epidemi dhe në kuadër të kësaj mendoj që kjo kategori e gazetarëve të jetë e përfshirë në kuadër të mbështetjes në këtë periudhë nga qeveria dhe Ministria e Financave për punën e jashtëzakonshme që janë duke e bërë”, tha Berisha për KosovaPress.

Berisha tha se kompanitë mediatike mund të jenë të përfshira në pakon e prezantuar nga Ministria e Financave, por kjo nuk mjafton pasi gazetarët janë shumë të rrezikuar.

Ai tha se do të japë kontributin e tij edhe si deputet dhe të njëjtën çështje do ta adresojë edhe në grupin parlamentar të AAK-së.

Berisha u shpreh se nëse merr mbështetje kjo ide e tij nga kolegët deputetët të partisë, do t’i drejtohen me kërkesë zyrtare Ministrisë së Financave që çështja e mbështetjes se « gazetarëve të rregullohet.

Ai tha se është dakord të bëhet çfarë do që është e nevojshme në këtë situatë vetëm që të ndihmohen gazetarët.

Berisha: Gati që çështjen e mbështetjes së gazetareve ta adresojmë zyrtarisht

“Besoj që do ta trajtojmë edhe kuadër të grupit si kërkesë. Është si ide që ka lindur nga unë, besoj do ta trajtojmë edhe me grupin e deputetëve dhe nëse ka mbështetje do t'i drejtohemi qeverisë, Ministrisë së Financave, në mënyrë që edhe gazetarët të përfshihen në pako. 03:16 Çkado që është e nevojshme në këtë situatë të bëhet dm.th. jam dakord të bëhet evtëme vetëm që këto kategroi që sot janë në ballë të përgjegjësve të tyre ndaj qyetarëve, ndaj atyre që janë të prekur nga kjo sëmundje dhe në ballë të pengimit të kësaj sëmundje të ketë një mbështetje pasi që po e kryejnë një detyrë të jashtëzkaonshme”, vijoi Berisha.

I pyetur nëse e ka problem të heq dorë nga gjysma e pagës së tij dhe ajo shumë t’i kalojë një fondi për të ndihmuar piëkrisht profesionet që sot janë në luftë me COVID-19, Berisha tha “Asesi jo”.

Ndërsa edhe Oda e Afarizmit të Kosovës kërkon që në pikën 6 të përfitimit të skemave qeveritare, të shtohet edhe sektori i mediave. Sipas OAK, arsyetimi qëndron në faktin se punëtorët në media si gazetarët, kameramanët, redaktorët, montazherët, shoferët dhe të tjerë, gjatë gjithë kësaj kohe janë duke informuar në vazhdimësi publikun e gjerë dhe janë duke rrezikuar edhe jetën e tyre dhe të familjeve të tyre për informim sa më të shpejtë dhe drejtë të qytetarëve.

Po ashtu, më herët, pati një reagim edhe nga Oda Ekonomike e Kosovës, ku kryetari i saj, Berat Rukiqi, kërkoi që në pakon emergjente të bëhet një linjë e veçantë për mbështetjen e mediave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat