Spitali i Vushtrrisë dhe MSH japin detaje për vdekjen e 19-vjeçares

Kosova

Spitali i Vushtrrisë dhe MSH japin detaje për vdekjen e 19-vjeçares

Më: 29 mars 2020 Në ora: 19:42
Spitali i Vushtrrisë

Mëngjesin e së shtunës rreth orës 7:30 në spitalin e Vushtrrisë “Sheikh Zayed”, ka vdekur një 19-vjeçare e cila ishte dërguar nga familjarët në spital, derisa ishte në gjendje të rëndë shëndetësore. Në raportin zyrtar të Policisë së Kosovës u tha se viktima para disa ditëve ishte paraqitur tek mjeku dhe ishte udhëzuar që të hostpitalizohet në Infektivë. Por nga Klinika Infektive e QKUK’së, kanë deklaruar se pacientja në fjalë asnjëherë nuk është dërguar për në Klinikën Infektive dhe se emri i saj nuk figuron në listat e pranimit gjatë këtyre dhjetë ditëve të fundit. Megjithëkëtë,  zyrtarë nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë i kanë se rasti në fjalë nuk ka pasur fare të bëjë me sëmundje infektive.

“Diagnoza e pacientes në fjalë në Spitalin në Vushtrri nuk ka pasur të bëjë me sëmundje infektive”, thuhet në përgjigjen e MSH’së.

Ndërkaq detaje për këtë rast kanë dhënë nga spitali Vushtrrisë “Sheikh Zayed”. Nga aty kanë shpjeguar se tashmë e ndjera, 19-vjecarja nga Vushtrria, (“Pacientja R.A (2002),ka shkuar në spital pa vetëdije me datën 28 mars 2020, në ora 07:30.

“…. është pranuar me bebëza maksimalisht të zgjeruara dhe pa shenja vitale. Janë marrë të gjitha masat e reanimimit nga mjekët kujdestar në spital”, kanë deklaruar nga Spitali i Vushtrrisë.

Megjithëkëtë, familjarët e pacientes kishin deklaruar para mjekëve të Spitalit të Vushtrrisë se pacienten në fjalë e kanë dërguar ditë më parë për trajtim në mjekësinë alternative.

“Familjarët kanë deklaruar se pacienten e kanë dërguar në trajtim në mjekësi alternative”.

Vushtrri: Familja hap të pamen

Në bashkëpunim midis Qendrës Operative Emergjente të MSh’së, IKSHPK’së dhe Mjekësisë Ligjore, është marr vendim që trupi i saj të dërgohet në Mjekësinë Ligjore dhe t’i bëhet testi i Covid-19, e pastaj abduksioni”, thuhet në përgjigjen e Spitalit të Vushtrrisë.

Por, nga Policia e Kosovës, po e thonë të kundërtën e asaj se çka e thonë mjekët.

Nga PK zyrtarisht kanë deklaruar se viktima para disa ditëve ishte udhëzuar që të hospitalizohet në Infektivë.

Image
Vushtrri: Familja hap të pamen

“Viktima ishte paraqitur para disa ditëve te mjeku dhe ishte udhëzuar që të hospitalizohet në Infektivë po për shkak të rrethanave të Epidemisë e njëjta nuk ishte kontrolluar te mjeku. Në repartin emergjencës kane dalë njësitë përkatëse policore dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar ne IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.

Nga Prokuroria e Shtetit kanë thënë pse nuk mund të japin detaje rreth këtij rasti.

“Lidhja kauzale duhet të zbardhet. Hetimet janë duke vazhduar. Hetuesit po grumbullojnë informata. Nuk kemi ende. Është faze e re e hetimeve”, deklarojnë nga Prokuroria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat