Koronavirusi, bie numri i aksidenteve e rasteve kriminale

Kosova

Koronavirusi, bie numri i aksidenteve e rasteve kriminale

Më: 30 mars 2020 Në ora: 00:30
Foto ilustrim

Masat e ndërmarra nga qeveria për të parandaluar rritjen e numrit të të infektuarve me Coronavirus, ka ndikuar që kohëve të fundit në krahasim me vitin e kaluar të ketë më pak vjedhje e aksidente në vend.

Megjithatë, vetëm për dy ditë për raste të ndryshme penale, si vjedhje, grabitje, Policia e Kosovës ka shoqëruar në stacion 10 persona.

Këtë e ka bërë të ditur në një intervistë, Afrim Ahmeti, drejtor i Departamentit për Operacione në Policinë e Kosovës.

Ahmeti, thotë se situata e krijuar me pandeminë në vend, ka ndikuar në zvogëlimin e rasteve kriminale, pasi që qytetarët qëndrojnë të mbyllur që mos të infektohen.

E për këtë Ahmeti thotë se edhe personat e dyshuar që kryejnë këto vepra nuk guxojnë të lëvizin.

Ndryshe, gjatë vitit të kaluar janë shkaktuar 14 552 aksidente, ku si pasojë në 90 që ishin fatale  humbën jetën 103 persona.

Ndërsa, në fundit të vitit 2019, ajo çfarë u veçua nga Drejtoria për Operacione ishte ulja e veprave penale për afër 16%. Për aktivitete kriminale u arrestuan mbi 13 mijë persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat