Për një javë, 158 foshnje të lindura në QKUK

Kosova

Për një javë, 158 foshnje të lindura në QKUK

Më: 30 mars 2020 Në ora: 12:38
QKUK

Vetëm për një javë ka pasur 158 foshnje të lindura në Klinikën Gjinekologjike Obstetrike në QKUK.

Nga numri i përgjithshëm i lindjeve, 79 foshnje janë të gjinisë mashkullore dhe 79 femra, 3 lindje kanë qenë me binjak.

Njoftimi i QKUK-së:

QKUK: 158 foshnje të lindura për 1 javë

Edhe pse në shumicën e institucioneve shëndetësore në vend është reduktuar puna me rastet jo emergjente për shkak të Pandemisë së Covid-19, në Klinikën Gjinekologjike Obstetrike vazhdon të ketë numër të madh të lindjeve.

Bazuar në raportin e fundit nga kjo klinikë, vetëm për një javë ka pasur 155 lindje të foshnjave, nga nënat që kanë ardhur nga komuna të ndryshme të Kosovës.

Nga numri i përgjithshëm i lindjeve, 79 foshnje janë të gjinisë mashkullore dhe 79 femra, 3 lindje kanë qenë me binjak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat