Lajm i mirë nga Klina: Dr.Keka dhe dy qytetarë rezultojnë negativ me koronavirus

Kosova

Lajm i mirë nga Klina: Dr.Keka dhe dy qytetarë rezultojnë negativ me koronavirus

Më: 30 mars 2020 Në ora: 21:01
Foto

Më 25 të këtij muaji një paciente nga fshati Llukagji i Pejës, kishte shkuar për t’u kontrolluar në një klinikë private në Klinë, derisa të nesërmen e njëjta rezultoi pozitiv me koronavirus.

Si pasojë e kësaj doktori Zenun Keka që kontrolloi atë u detyrua të vetizolohet.

Por, i njëjti ka dal negativ me koronavirus, shkruan Indeksonline.

Këtë e ka konfirmuar drejtori i Shëndetësisë së kësaj komune, Hekuran Sejdiu.

“Lajm i mirë. Mjeku klinas ,humanisti i njohur dr.Zenun Keka dhe dy qytetarë të tjerë rezultuan NEGATIV.

Jemi komuna e parë e prekur me virusin Corona ,e para në Karantinë .

Por ju lutem nga zemra duke qëndruar në shtëpi,duke u treguar të kujdesshëm ,bashkëpunues dhe solidar do të jemi të parët që do të dalim nga karantina.

Ju lutemi qëndroni në shtëpi.

Po hyjmë në 2 javët KRITIKE”, ka shkruar Sejdiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat