“Jetimat e Ballkanit” ndajnë 100 pako ushqimore për familjet nevojtare në Vushtrri

Kosova

“Jetimat e Ballkanit” ndajnë 100 pako ushqimore për familjet nevojtare në Vushtrri

Më: 31 mars 2020 Në ora: 16:09
Ilustrim

Organizata jo qeveritare “ Jetimat e Ballkanit”, në krye me Halil Kastratin kanë shpërndarë 100 pako ndihma për familjet nevojtare në Vushtrri.

Kështu ka bërë të ditur Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri në “Facebook”.

“Vullnetarët dhe QPS ndihmat do ti dërgojnë në shtëpi të familjeve nevojtare”, shtoi ai.

Në Kosovë deri më tani janë identifikuar 108 raste të infektuar me virusin COVID-19 ndërsa qytetarët tash e dy javë janë urdhëruar të qëndrojnë në shtëpi, ndërsa shumica e bizneseve janë mbyllur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat