Shërohet edhe personi dytë nga Malisheva, i prekur me COVID-19

Kosova

Shërohet edhe personi dytë nga Malisheva, i prekur me COVID-19

Më: 1 prill 2020 Në ora: 22:04
Komuna e Malishevës

Bazuar në raportet dhe kontaktet e rregullta me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, sonte në ora 21:02, përmes postës elektronike, është konfirmuar se edhe personi i dytë nga Komuna e Malishevës, është shëruar, pasi edhe testi i dytë i bërë sot, ka dalë negativ.

Ky konfirmim është bërë nga ana e drejtorit të IKSHP-së, prof.Naser Ramadani, i cili e ka konfirmuar shërimin e pacientit, përmes postës elektronike, në adresë të nënkryetarit të Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha.

Nënkryetari Berisha, e ka falënderuar IKSHP-në dhe drejtorin Ramadani, për përkushtimin e tyre në luftë kundër këtij virusi, si dhe Klinikën Infektive, për trajtimin e të prekurve deri në shërimin e tyre.

Ky është personi i dytë nga Komuna e Malishevës, që është shëruar pas infektimit me COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat