Komuna e Mitrovicës do të kryej çdo dy ditë dezinfektimin e të gjitha rrugëve dhe shesheve të qytetit

Kosova

Komuna e Mitrovicës do të kryej çdo dy ditë dezinfektimin e të gjitha rrugëve dhe shesheve të qytetit

Më: 3 prill 2020 Në ora: 20:51
Foto

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, bën të ditur se është marrë vendim që çdo dy ditë të bëhet dezinfektimi i shesheve dhe rrugëve të qytetit, si një ndër masat për parandalimin e virusit COVID-19.

Sipas njoftimi të Komunës thuhet se Bahtiri potencon se është duke punuar me mjaft përkushtim dhe angazhim së bashku me shtabin komunal emergjent, për t’iu dalë në ndihmë të gjithë qytetarëve, dhe se nuk do të kursej asgjë në këtë drejtim vetëm të menaxhohet sa më mirë kjo situatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat