Drenasi ndër komunat me përformancën më të mirë në Kosovë, përfiton grant me vlerë 287,151 euro

Kosova

Drenasi ndër komunat me përformancën më të mirë në Kosovë, përfiton grant me vlerë 287,151 euro

Më: 4 prill 2020 Në ora: 15:01
Komuna e Drenasit

Komuna e Drenasit është radhitur ndër komunat me përformancën më të mirë në Kosovë. Përshkak të përformancës së mirë ka përfituar grant me vlerë 287,151 euro. Lajmin e madh e ka dhënë kreu i komunës, Ramiz Lladrovci, i cili ka falenderuar administratën lokale, secilin punonjës si dhe qytetarët për bashkëpunim rreth çështjeve me interes të përbashkët.

Njoftimi i kryetarit Lladrovci:

Drenasi ndër komunat me përformancën më të mirë në Kosovë, përfitojmë grant me vlerë 287,151 euro

Për këtë arritje të madhe, falënderoj administratën lokale, secilin punonjës si dhe qytetarët për bashkëpunim rreth çështjeve me interes të përbashkët.

Lajm i mirë për qytetarët tanë, Komuna e Drenasit është shpërblyer me grantin e përformancës komunale, për qeverisjen demokratike, në menaxhimin e mirë komunal dhe në ofrimin e shërbimeve.

Ky grant është ndarë nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal së bashku me Qeveritë Zvicerane, Suedeze dhe Norvegjeze, ku Drenasi është ranguar në vendin e katërt me pikë më së shumti për përformancë më të mirë komunale në mesin e 38 Komunave të Kosovës.

Komuna e Drenasit edhe gjatë vitit të kaluar ka qenë përfituese e disa grantit për përformancë të mirë komunale. Kjo dëshmon se puna dhe përkushtimi ynë ndaj qytetarëve është i vazhdueshëm në ofrimin e shërbimeve të mira komunale si dhe në implementimin e projekteve kapitale në infrastrukturë, ujësjellës, kanalizim, zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, përkrahje në zhvillimin e bujqësisë, në ngritjen e cilësisë në arsim, infrastrukturë shkollore, kulturë, sport barazi gjinore dhe fusha të tjera.

Në këtë kohë të pandemisë covid-19 që po kalon Kosova, ndarja e granteve për përformancë më të mirë komunale, është lajm i mirë dhe stimulim për të menaxhuar edhe më mirë gjendjen aktuale shëndetësore. Ne do të vazhdojmë me masat e parandalimit të virusit covid-19, duke respektuar rekomandimet rreth pandemisë.

Kujdesuni për veten dhe të tjerët, rri në shtëpi. Mos i jep mundësi virusit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat