​117 të vetë izoluar në Drenas

Kosova

​117 të vetë izoluar në Drenas

Më: 6 prill 2020 Në ora: 18:06
Foto

Në komunën e Drenasit deri tani nuk është konfirmuar zyrtarisht asnjë rast me COVID-19. Nga 117 të vetë izoluar, 3 janë para përfundimit të vetë izolimit dhe asnjëri prej tyre nuk ka shfaqur shenja klinike të virusit COVID-19.

Kështu thuhet në një komunikatë të komunës së Drenasit, pas mbledhjes së Shtabit Emergjent në këtë komunë.

Kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, ka falënderuar anëtarët e Shtabit Emergjent, administratorët, policinë, stafin shëndetësor dhe gjithë qytetarët e komunës të cilët po i zbatojnë në përpikëri të gjitha masat e nivelit qendror e lokal.

“Bashkëpunimi i mirë mes të gjithë këtyre akterëve, është indikatorë që deri më tani në Drenas, fatmirësisht nuk është konfirmuar zyrtarisht asnjë rast me COVID-19. Nga 117 të vetë izoluar, 3 janë para përfundimit të vetë izolimit dhe asnjëri prej tyre nuk ka shfaqur shenja klinike të viru sit COVID-19. Por, në mënyrë që këtë situatë emergjente të menaxhohet sa më mirë, është kërkuar koordinimi mes të gjithë akterëve relevant për tejkalimin e pandemisë. Në këtë mbledhje të gjithë anëtarët në mënyrë unanime kanë miratuar propozimin e kryetarit Lladrovci, për ndarjen e 2000 pakove ushqimore-higjienike (pako me 18 artikuj) për të ju dalë në ndihmë familjeve ne nevojë. Si dhe ndarjen e 1200 thasë me miell për familjet që janë të regjistruar në asistencë sociale në Komunën e Drenasit. Ndarja e këtyre pakove ushqimore-higjienike, si dhe të miellit është planifikuar të bëhet pasi të kthehet ligjshmëria e vendimit të Kuvendit Komunal për bartjen e mjeteve financiare për menaxhimin e situatës së krijuar nga CODID-19 i datës 27.03.2020 me numër 01-400-14189, për ndarjen e fondit prej 229.200 euro”, thuhet në komunikatë.

Kryetari Lladrovci ka falënderuar të gjithë, veçanërisht bashkëpunimin e pozità «s dhe opozitës për tejkalimin e kësaj situate emergjente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat