Pajaziti: KEDS është mobilizuar fuqishëm në luftimin e COVID-19

Kosova

Pajaziti: KEDS është mobilizuar fuqishëm në luftimin e COVID-19

Më: 6 prill 2020 Në ora: 19:11
Foto ilustrim

Nënkryetari i sindikatës së Punëto0orëve të KEDS-it, Fehmi Pajaziti, ka bërë të ditur se KEDS është mobilizuar fuqishëm në luftimin e pandemisë së Corona Virusit COVID-19.

Më 12 mars, një ditë pas njoftimit nga institucionet e vendit, KEDS ka themeluar Komisionin për menaxhimin e krizës.

Kështu tha, Fehmi Pajaziti, nënkryetar i Sindikatës së Punëtorëve të KEDS –it, në RTK.

“Ky komision në vazhdimësi është duke e përcjellur me vëmendje të madhe situatën dhe është duke përgatitur strategjinë e veprimit konform secilës lëvizje, duke ndërmarrë kundërmasa në secilin hap” tha ai.

Pajaziti tha se, fillimisht secili punëtor i KEDS-it është njoftuar për respektimin e masave mbrojtëse konform rekomandimeve nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës. Pastaj, është bërë mobilizim në nivelin më të lartë, duke marrë masat e nevojshme për informim, ngritje të higjienës. KEDS është furnizuar me mbi 10 mijë maska, mbi 20 mijë palë dorëza higjenike, mbi 2000 palë dorëza pune dhe 100 palë veshje higjenike.

Ai pohoi se KEDS ka pajisur të gjithë punëtorët mjete të nevojshme mbrojtëse siç janë dorëza, maska, rroba mbrojtëse nga viruset e ndryshme, alkool higjenik, material dezinfektues etj.

Në përputhje me vendimin e Qeverisë, KEDS, thotë ai, ka krijuar mundësi për të gjithë punëtorët që kanë fëmijë, që punëtori/ja ose bashkëshortja apo bashkëshorti që punon në institucion tjetër të lirohet nga puna që të jenë në shtëpi me fëmijët. Paralel me to, kompania ka bërë edhe riorganizimin e stafit sipas departamenteve apo njësive për ardhje në punë duke mbajtur nivelin e nevojshëm të kryerjes se punëve, duke ju dhënë prioritet aktiviteteve bazë të kompanisë.

Tani, tha Pajaziti KEDS vepron me 1600 punëtor në teren e në zyra, nga 2200 sa ka në tërësi. Për të marrë masa preventive, KEDS bën edhe përcjelljen në vazhdimësi të shëndeti të punëtoreve, furnizimi dhe shpërndarje të mjeteve mbrojtëse në baza të rregullta.

Ai tha se, është bërë dezinfektimi i hapësirave të punës dhe automjeteve, rritje e masave higjienike dhe furnizimin me dezinfektues dhe materiale të nevojshëm në të gjitha hapësirat e kompanisë dhe atë në mënyrë të vazhdueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat