QKUK, i shpëtohet jeta një 21-vjeçari

Kosova

QKUK, i shpëtohet jeta një 21-vjeçari

Më: 7 prill 2020 Në ora: 08:12
Ilustrim

Mbrëmë, një të riu 21-vjeçar, në fazën e hershme të humbjes së aftësisë së të folurit, të lëvizshmërisë së dorës dhe këmbës së djathtë, i është kryer trombektomia mekanike apo heqja e gjakut të ngjizur në arterien e trurit në mënyrë mekanike, rasti i dytë ky në Kosovë.

Ky intervenim është kryer në Klinikën e Radiologjisë, në bashkëpunim me Klinikën Emergjente, Klinikën e Neurologjisë dhe atë të Anestezionit, ku pas procedurës së kryer tek pacienti rezultoi me kthimin e menjëhershëm të lëvizshmërisë së humbur të gjymtyrëve.

Me këtë procedurë po stabilizohen shërbimet e neuroradiologjisë intervente në Klinikën e Radiologjisë, duke ofruar mundësi pacientëve kosovarë të cilët këto shërbime nuk i kanë pasur më parë.

Për realizimin e këtyre procedurave, sistemi i shërbimeve shëndetësore në Kosovë duhet të jetë efektiv dhe reagimi duhet të bà «het para kalimit të dritares kohore prej 4-5 orëve nga fillimi i sulmit iskemik në tru.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat