Mbledhitë në oda në kohë pandemie, Lladrovci: Drencia i ka hjekë moti odat, kjo mund të ndodh në Malishevë e Rahovec

Kosova

Mbledhitë në oda në kohë pandemie, Lladrovci: Drencia i ka hjekë moti odat, kjo mund të ndodh në Malishevë e Rahovec

Më: 7 prill 2020 Në ora: 10:36
Ramiz Lladrovci

Kosova, gjatë ditës së djeshme ka shënuar ditën më të rëndë sa i përket përballjes me pandeminë COVID-19.

Vetëm gjatë ditës së djeshme, në Kosovë kanë vdekur dy persona dhe 20 të tjerë janë konfirmuar me coronavirus, pjesa më e madhe prej tyre në Malishevë.

Pas rritjes së numri të rasteve kishte shumë reagime se në Malishevë çdo gjë vazhdon të funksionojë normalisht edhe pse vendi është futur në karantinë tash e disa javë. Aty raportohet se njerëzit po vazhdojnë të mblidhen dhe nuk i ndalin vizitat te njëri tjetri.

Një rast është konfirmuar edhe në Drenas por që kryetari Ramiz Lladrovci ka thënë se bëhet fjalë për një qytetar i cili ka vite që nuk jeton në Drenas.

I pyetur se a po mblidhen banorët në oda, Laldrovci ka thënë se Drenica që moti i ka hequr odat.

“Në Drenicë i kemi hjekë odat. Nuk kemi oda më. Në Rahovec e Malishevë ka mundësi të mblidhen, por në Drenas jo. Nuk ka grumbullime të tilla që mund ti vë në rrezik banorët”, është shprehur LLadrovci. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat