Vendim: Në Suharekë nuk lejohet hyrja e qytetarëve në biznese pa maska dhe dorëza!

Kosova

Vendim: Në Suharekë nuk lejohet hyrja e qytetarëve në biznese pa maska dhe dorëza!

Më: 7 prill 2020 Në ora: 17:28
Bali Muharremaj

Kryetari i Suharekës. Bali Muharremaj, ka marrë një vendim që të gjitha bizneset në këtë komunë, që iu lejohet operimi, të mos lejojnë hyrjen e qytetarëve në to pa maskë dhe dorëza.

Sipas vendimit, bizneset obligohen po ashtu që të vendosin dezinetektues në hyrje të tyre.

 Njoftimi:

Situata është serioze dhe natyrisht edhe vendimet i kemi të prera dhe për këtë s’ka kompromis.

Kjo nuk është lojë dhe ju lutemi ti zbatoni vendimet dhe rekomandimet nga institucionet, sepse është për shëndetin tonë dhe të familjeve tona.

Tash e tutje, obligohen bizneset të cilave ju lejohet operimi në bazë të vendimeve të Qeverisë së Kosovës, që të mos lejojnë hyrjen e qytetarëve në hapsirën e biznesit të tyre, pa maskë dhe dorëza të vendosura.

Poashtu secili biznes duhet t’i merr masat e duhura për vendosje të mjeteve dezinfektuese  në hyrjet e tyre.

Image
Vendimi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat