Komuna e Skenderajt nis aksionin për eliminimin e deponive ilegale të mbeturinave

Kosova

Komuna e Skenderajt nis aksionin për eliminimin e deponive ilegale të mbeturinave

Më: 7 prill 2020 Në ora: 17:36
Foto nga vendi i ngjarjes

Komuna e Skenderajt edhe këtë vit ka filluar eliminimin e deponive ilegale në lokacione të ndryshme brenda territorit të komunës.

Në kumtesën komunale thuhet se pavarësisht gjendjes emergjente në të cilën gjendemi prioritet i qeverisjes së kryetarit, Bekim Jashari mbetet mbrojtja e mjedisit dhe ruajtja e shëndetit të qytetarëve.

Sot Drejtoria e Shërbimeve Publike, me angazhimin vullnetarë biznesor ka filluar eliminimin e deponisë ilegale të mbeturinave ne fshatin Polac dhe asaj në Klinë të Epërme për të vazhduar në ditët në vazhdim edhe në lokacione tjera, për të krijuar kështu një mjedis të pastër për të gjithë.

Eliminimi i këtyre deponive ilegale të mbeturinave është bërë dhe vitin e kaluar por që fatkeqësisht qytetarët e papërgjegjshëm ende vazhdojnë të hedhin mbeturina në vende të pa caktuara dhe kështu të ndotin mjedisin tonë të përbashkët.

Ndotja e mjedisit, hedhja e mbeturinave jashtë kontejnerëve nuk do të tolerohet, kështu inspektorati komunal do të jetë vazhdimisht në teren dhe do të gjobitë të gjithë ata persona që hedhin mbeturina apo djegin ato.

Për të pasur një mjedis të pastër, Komuna e Skenderajt kërkon nga qytetarët që të bashkëpunojnë me autoritetet komunale për të paraqitur ndotësit e mjedisit dhe kështu ata që ndotin mjedisin të marrin gjobën sipas udhëzimit administrativ për ndëshkime me gjoba mandatore nga 20 deri në 100 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat