Çka pritet të ndodh sot në Kosovë?

Kosova

Çka pritet të ndodh sot në Kosovë?

Më: 8 prill 2020 Në ora: 07:14
Foto ilustrim

Ngjarjet kryesore të ditës.

Mbahet mbledhja e Kuvendit të Komunës së Gjakovës. (Salla e madhe e Pallatit të Kulturës, ora 10:00)

Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi dhe drejtori i Zyrës së KfW-së për Kosovë, Rene Escheman, do të nënshkruajnë dy marrëveshje grant. (Ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, ora 11:45)

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti viziton komunën e Gjakovës, ku do të takohet me kryetarin e kësaj komune, Ardian Gjini. (Komuna, ora 12:20)

Mbërrin një kontigjent i masave mbrojtëse dhe pajisjeve mjekësore, donacion i Turqisë për institucionet e Kosovës, ku në pranim-dorëzim marrin pjesë Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.( Aeroporti “Adem Jashari”, ora 15:45).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat