Shqetësuese: Nuk dihet burimi i infeksionit të parë me koronë në Vushtrri

Kosova

Shqetësuese: Nuk dihet burimi i infeksionit të parë me koronë në Vushtrri

Më: 8 prill 2020 Në ora: 07:55
Vushtrri

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka folur për shtatë rastet e reja të paraqitura në Smrekonicë të Vushtrrisë.

Tahiri ka thënë se shqetësuese është se ende nuk dihet burimi i infektimit të pacientit të parë nga Smrekonica.

“Tashmë edhe Instituti i Shëndetit Publik e ka thënë që Smrekonica është një vatër e coronavirusit, por problemi më i madh është se nuk e dimë si është infektuar personi i parë nga ky vend”, tha ai.

I pari i Vitisë thotë se tashmë ky vend është vendosur në karantinë dhe për dy javët e ardhshme do të mbesin në këtë situatë.

“Unë ftoj banorët e këtij fshati që të jenë të durueshëm dhe të mos dalin nga fshati dhe të mos rrezikojnë qytetarët tjerë”.

Tahiri thotë se nga nesër [mërkurë] në Vushtrri do të merren masa të reja në mënyrë që të mbrohet shëndeti i qytetarëve.

“Nga nesër nuk do të lejohen të punojnë ato markete që punëtorët e tyre të shërbejnë pa maska e doreza. Po ashtu edhe konsumatorët të mos futen në ato markete pa mjete mbrojtëse”, tha ndër të tjera Xhafer Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat