Ilaz Krasniqi i VV-së jep lajmin e keq për malishevasit

Kosova

Ilaz Krasniqi i VV-së jep lajmin e keq për malishevasit

Më: 8 prill 2020 Në ora: 19:25
Ilaz Krasniqi nga Lëvizja Vetëvendosje

Ilaz Krasniqi nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë që arsyeja pse Malisheva është komuna më e prekur në Kosovë nga pandemia, ka qenë menaxhimi jo i mirë i shtabit emergjent.

“Që nga 14 marsi komuna e Malishevës është në karantinë bashkë me Vitinë dhe Klinën. Vet fakti që e kemi numrin kaq të madh të të prekurve, tregon se nuk ka qenë menaxhimi i mirë i shtabit emergjent. Për shkak të mosrespektimit të gjendjes kemi ardhur deri këtu. Edhe pse popullata deri dikun i ka respektuar masat e marra nga Qeveria”.

Krasniqi ka thënë që për shkak të situatës së krijuar, në Malishevë do të ketë krizë ekonomike.

“Malisheva është e varur nga mërgimtarët. Nëse vazhdon kjo gjendje do të ketë krizë. Urojmë që të ja dalim, por do të kemi krizë ekonomike”.

Krasniqi ka theksuar se vizita e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit në komunën e Malishevës nuk është e domosdoshme.

“Nuk e di sa e ndihmojnë vizitat Malishevën. Kurti vjen nesër pasi edhe e ka paralajmëruar këtë. Nuk do të kishte bërë zgjidhje, edhe pse është vonuar me vizitën, pasi i gjithë menaxhimi i situatës varet prej nesh këtu në Malishevë, është përgjegjësi komunale”.

Në Komunën e Malishevës tashmë janë 64 persona të prekur me virusin Covid 19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat