​Veriu përgatit masa më të rrepta gjatë fundjavës

Kosova

​Veriu përgatit masa më të rrepta gjatë fundjavës

Më: 8 prill 2020 Në ora: 20:59
Ilustrim

Shtabi i krizës në veri të Mitrovicës do të zbatojë masat e reja njëjtë sikurse në Serbi gjatë këtij vikendi, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.

Sipas këtyre burimeve, në katër komunat veriore të Kosovës nga e premtja në ora 17:00 deri të hënën në 05:00 të mëngjesit, do të aplikohet ora policore.

"Një masë e tillë pasi është vendosur nga qeveria e Serbisë për territorin e saj, do të aplikohet edhe në veri të Kosovës. Kjo për shkak se gjatë ditëve të vikendit më së paku po respektohet rekomandimi për zvogëlimin e kontakteve të qytetarëve", ka thënë një burim për KosovaPress brenda shtabit të krizës në veri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat