Kryetari i Obiliqit Xhafer Gashi përkujton Betejën e Koshares

Kosova

Kryetari i Obiliqit Xhafer Gashi përkujton Betejën e Koshares

Më: 9 prill 2020 Në ora: 12:59
Xhafer Gashi

Në 21-vjetorin e Betejës së Koshares, kryetari i Komunës së Obiliqit Xhafer Gashi, ka nderuar sot veprën e lavdishme të komandantit të Brigadës 138, Agim Ramadani dhe bashkëluftëtarëve të tij, Sali Çekaj dhe Xhemajl Fetahu.

Postimi i plotë:

"Mëngjesin e ditës së sotme, e fillova në Koshare, atje ku prehën të qetë trimat e lirisë, shokët e mi të idealit, me të cilët zhvilluam betejat më të përgjakshme duke shembur murin njëqindvjeçar shqiptaro-shqiptar të vënë padrejtësisht, duke qënë pikënisja e forcës së unitetit shqiptar.

Strategjia e unitetit dhe bashkimit mbanë epitetin e Komandantit Agim Ramadani- KATANA, Sali Çekajt e Xhemajl Fetahut , shokët e miqtë e mi, për të cilët secili përvjetor më sjellë mall e dhimbje, por krenaria e lavdisë së tyre na mban gjallë me mburrje.

Heronjtë e mi,

Kalojnë vite por kujtimi për ju mbetet i freskët në me ndjet tona, në kujtesën tonë historike, ju fituat pavdekësinë ndërsa Ne bashkëluftëtarët e juaj e kemi obligim që amanetin tuaj ta jetësojmë plotësisht...

Pushoni të qetë, vepra dhe lavdia e juaj do mbetet në mendjet dhe zemrat e brezave që do vijnë përjetësisht.

Lavdi heronjve të lirisë!

Lavdi jetës dhe veprës të Komandantit Agim Ramadani- KATANA!

Lavdi Komandantit Legjendar Adem Jashari!

Lavdi dëshmorëve të Kombit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat