​KEDS ofron energji të mjaftueshme elektrike gjatë kohës me koronavirus

Kosova

​KEDS ofron energji të mjaftueshme elektrike gjatë kohës me koronavirus

Më: 9 prill 2020 Në ora: 14:39
KEDS

Pas paraqitjes së rasteve të para të Covid 19 në Kosovë dhe shpalljes së pandemisë globale nga Organizata Botërore e Shëndetit, KEDS është mobilizuar maksimalisht, në mënyrë që furnizimi me energji elektrike të jetë stabil në Kosovë.

Kjo periudhë nuk ka qenë e lehtë, por me dedikimin e madh të stafit është punuar pandërprerë për të mbajtur sistemin energjetik të balancuar, thuhet në një komunikatë për media.

KEDS falënderon punëtorët e tij duke thënë se rezultati i punës së secilit ka bërë që furnizimi të jetë i pandërprerë, jo vetëm deri tash, por edhe në javët dhe muajt që do të vijnë.

“Puna në KEDS, më shumë se kurdoherë është e një rëndësie të lartë. Është thelbësore për mirë funksionimin e spitaleve, ujësjellësit, fabrikave që sot prodhojnë pajisje të nevojshme medicinale dhe mbrojtëse, për median që na mbanë të informuar, e po a shtu edhe për furnizim me rrymë të pajisjeve elektronike që na mundësojnë komunikimit tonë të përditshëm duke punuar nga shtëpia apo për komunikim me më të dashurit tonë”, përfundon komunikata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat