Drenica nuk pranon mysafirë, Lladrovci ka një mesazh për komunat e prekura me COVID-19

Kosova

Drenica nuk pranon mysafirë, Lladrovci ka një mesazh për komunat e prekura me COVID-19

Më: 9 prill 2020 Në ora: 15:49
Foto ilustrim

Drenica mbetet e paprekur nga koronavirusi.

Në Drenas nuk ka asnjë rast me COVID-19. Pasi rasti që u konfirmua se ishte nga kjo komuna u tha se banon diku tjetër.

Parqet e Drenasit vazhdojnë të mbesin të zbrazët ashtu si i gjithë qyteti. Qytetarë të pakët mund të shiheshin në rrugët e kësaj komune.

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci tha se drenicasit janë shumë mikpritës, por në ketë kohë pandemie nuk mund të pranojnë mysafirë nga komuna tjera e sidomos nga Malisheva.

Edhe Ismet Bogiqi, drejtor i Qendrës së Mjeksisë Familjare  tha, se gjendja vazhdon të jetë stabile dhe nuk kanë asnjë rast që dyshohet se është i prekur me COVID.

Qytetarët e Drenasit po i respektojnë gjitha rekomandimet e dhëna nga autoritetet përgjegjëse andaj edhe rrugët në këtë qytet vazhdojnë të jetë të boshatisura dhe të mbikëqyrura nga Policia e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat