Istref Krasniqi dhuron 100 maska për Kuvendin Komunal Malishevë

Kosova

Istref Krasniqi dhuron 100 maska për Kuvendin Komunal Malishevë

Më: 10 prill 2020 Në ora: 11:21
Malishevë

Që pandeminë me koronavirues, apo siç njihet COVID -19, ta tejkalojmë më lehtë, donatorë të shumtë, po ndihmojnë me mjete mbrojtëse dhe higjeniko-sanitare, institucionet shëndetësore pasi personeli mjekësorë është më i rrezikuari, sepse është në përballje të drejtpërdrejt me pacientët, por kësaj radhe, Istref Krasniqi, nga Tërpeza e Poshtme, ka ndihmuar me 100 maska Kuvendin e Komunës së Malishevës.

Në emër të Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, e falënderoi dhe i shprehi mirënjohje, Istref Krasniqit, drejtori i Drejtorisë së Administratës, Hajrullah Mazreku, duke thënë.”Kjo është vlerë që tregon se shqiptarët ndër shekuj e kanë kultivuar humanizmin dhe solidaritetin,prandaj edhe sot kjo po dëshmohet, kur tërë bota, por edhe ne po përballemi me pandeminë, COVID- 19”, tha në fund Mazreku.

Duke falënderuar edhe njëherë Istref Krasniqi për këtë ndihmë që dhuroi për Kuvendin Komunal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat