Skenderaj po ballafaqohet me djegie të pyjeve, Jashari kërkon ndihmën e Policisë

Kosova

Skenderaj po ballafaqohet me djegie të pyjeve, Jashari kërkon ndihmën e Policisë

Më: 11 prill 2020 Në ora: 22:55
Ilustrim

Komuna e Skenderajt po ballafaqohet me djegie të pyjeve që po shkaktohen nga persona të pandërgjegjshëm.

Zjarrfikësit po mundohen të shuajnë zjarrin, ndërsa edhe policia p oe bën punën e saj.

Kryetari Bekim Jashari ka kërkuar nga Policia e Kosovës që të ndërmarrin hapa konkret në identifikimin dhe dënimin e këtyre veprave kundër të shëmtuara kundër natyrës

Ky është njoftimi i tij i plotë:

Tash e sa ditë komuna jonë po përballet me djegie të pyjeve që fatkeqësisht po shkaktohen nga qytetarë të pandërgjegjshëm.

Ekipet tona të zjarrfikësve me orë të tëra të rrezikuar po punojnë në shuarjen e zjarreve.

Marrë parasysh këtë gjendje kam kërkuar nga Stacioni Policor në Skenderaj që të ndërmarrin hapat e nevojshëm që autorët të marrin dënimin e merituar mirëpo për arsye ende të panjohura nuk kam marrë asnjë informatë në lidhje me identifikimin a po dënimin e personave që po djegin malet tona.

Situata është serioze, dëmet janë të mëdha andaj kërkoj edhe nga niveli qendror i Policisë së Kosovës që të ndërmarrin hapa konkret në identifikimin dhe dënimin e autorëve të këtyre veprave qyqare kundër natyrës sonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat