Mundësi për reshje bore në mes të Prillit në Kosovë!

Kosova

Mundësi për reshje bore në mes të Prillit në Kosovë!

Më: 12 prill 2020 Në ora: 15:07
Ilustrim

Ditën e martë me 14 të këtij muaji në rajonin tonë do të kemi depërtimin e një mase të ftohtë ajrore me origjinë polare. Priten vranësira të dendura të cilat në orët e vona do të na sjellin edhe reshje shiu, kurse në viset kodrinore-malore priten reshje bore.  Reshjet e borës mund të paraqiten edhe në shumë qytete apo qyteza të Republikës së Kosovës në orët e vona të së martës dhe fillimin e së mërkurës. Reshje bore priten edhe në verilindje, lindje dhe juglindje (jo në të gjitha ultësirat) të Shqipërisë dhe viset kodrinore-malore të Maqedonisë së Veriut. Reshje të dendura bore do të ketë në veri të Malit të Zi.

Fronti do të kalojë shpejtë dhe reshjet nuk pritet të zgjasin shumë, edhe pse në disa intervale priten reshje intensive. Gjatë ditës së mërkurë do të kemi stabilizim gradual të motit, kurse natën mes së mërkurës dhe së enjtës mund të kemi ngrica nëse do të kemi kthjellim të motit dhe të shpresojmë që kjo të mos ndodhë.

Nga e enjta stabilizim i  plotë i motit dhe ngritje e temperaturave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat