Dhuna në familjet e Kosovës është rritur për 36% nga viti i kaluar

Kosova

Dhuna në familjet e Kosovës është rritur për 36% nga viti i kaluar

Më: 13 prill 2020 Në ora: 14:54
Ilustrim

Para një muaji, më 13 mars, në Kosovë u shënuan dy rastet e para të konfirmuara me koronavirus dhe qeveria vendosi për mbylljen e shumë shërbimeve. Prej atëherë, thirrjet për të qëndruar në shtëpi janë bërë të përditshme.

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka krahasuar së fundi rastet e raportuara për periudhën mars 2019 dhe për muajin që përfundoi, mars 2020.

Sipas tyre, del se është rritur për 36 për qind numri i rasteve të raportuara të dhunës në familjet kosovare, gjatë kësaj periudhe ku secilit i kërkohet që të qëndrojë i izoluar në shtëpi.

“Covid-19 po ndikon te të githë ne, në mënyra të ndryshme. Por, izolimi është veçanërisht i vështirë për viktimat e dhunës në familje; ato e ndajnë shtëpinë me abuzuesin! Nëse jeni njëra ndër to, kërko ndihmë”, thuhet në reagimin e djeshëm të OSBE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat