Klina një nga komunat e para të prekura me COVID19 me vetëm 4 raste, rasti i fundit i dyshuar rezulton negativ

Kosova

Klina një nga komunat e para të prekura me COVID19 me vetëm 4 raste, rasti i fundit i dyshuar rezulton negativ

Më: 15 prill 2020 Në ora: 20:11
Foto

 

Klina është një nga komunat e para e cila u prek me virusin korona, gjithashtu një nga vendet e para u mor vendimi për karantinim. Por, megjithatë deri më tani, në këtë pjesë të vendit situata duket se është menaxhuar mirë sa i përket parandalimit të përhapjes së COVID19.

Kështu ka thënë për Indeksonline, Drejtori i Shëndetësisë së kësaj komune, Hekuran Sejdiu.

“Përndryshe, situata e pandemisë në Klinë është e qetë dhe në kontroll. Ne, si Shtab Komunal, jemi duke bërë apel për respktimin e masave të reja nga MSH si dhe duke u angazhuar maksimalisht që këto masa t’i qartësojmë sa më shumë”, ka thënë ai.

Sejdiu ndërsa ka njoftuar se nga resulztatet e fundit, një grua e moshuar e dyshuar se është prekur me koronavirus, ka dalë negativ. Ndërsa rasti i infermieres nga Qabiqi që rezultoi pozitiv, familja e së njëjtës është në izolim.

“Një grua e dyshuar nga Klina të cilën e kemi dërguar mbrëmë për testim, ka dalë negativ me koronavirus.

Në Qabiq, familjarët e pacientës i kemi vendos në vetizolim dhe jemi duke i monitoru deri në shfaqjen e nevojës për testimin e tyre. Gjendja e tyre ështe e mirë për momentin dhe nuk kanë simptoma”, ka thënë ai.

Ndryshe, deri më tani nga komuna e Klinës, kanë qenë gjithsej 4 raste, një paciente e shëruar. Ndërsa 2 infermiere gjithashtu janë infektuar me COVID19, njëra nga Ujmiri që punon në Klinikën Infektive dhe tjetra nga Qabiqi që shërben në Spitalin Amerikan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat