​Obiliqi pa asnjë rast të dyshuar me COVID-19

Kosova

​Obiliqi pa asnjë rast të dyshuar me COVID-19

Më: 15 prill 2020 Në ora: 20:27
Obiliq

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, sot ka zhvilluar një takim me drejtorin e QKMF-së Haki Jasharin dhe epidemiologen Rejhane Zhushi-Musliu, me të cilët ka diskutuar në lidhje me situatën epidemiologjike në këtë komunë.

Në takim u tha se gjendja në gjithë Komunën e Obiliqit vazhdon të jetë e qetë dhe stabile, pa asnjë rast të dyshuar me koronavirus.

Kryetari Gashi ka falënderuar për punën dhe angazhimin të gjithë stafin e QKMF-së, në menaxhimin dhe parandalimin e kësaj sëmundjeje, duke iu bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi, në mënyrë që të lehtësojnë punën e mjekëve dhe infermierëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat