​Dezinfektohet kompleksi memorial “Adem Jashari”

Kosova

​Dezinfektohet kompleksi memorial “Adem Jashari”

Më: 16 prill 2020 Në ora: 20:13
Kompleksi memorial “Adem Jashari”

Kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme është kryer dezinfektimi i kompleksit memorial “Adem Jashari”.

“Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, nën menaxhimin e Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, është dezinfektuar në mënyrë vullnetare nga kompania “Pastrimi”- Skenderaj, që ne si komunë kemi kontraktuar për të bërë dezinfektimin e objekteve institucionale lokale, arsimore, kulturore e sportive në komunën e Skenderajt. Panik JO, Kujdes PO!”, ka shkruar Jashari në një status në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat