​Klubi i Futbollit “Drenasi” dhuron 3000 kg miell për familjet në nevojë

Kosova

​Klubi i Futbollit “Drenasi” dhuron 3000 kg miell për familjet në nevojë

Më: 17 prill 2020 Në ora: 19:53
Kryetari Lladrovci ka falënderuar përfaqësuesit e Klubit të Futbollit “Drenasi”

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur në takim përfaqësuesit e Klubit të Futbollit “Drenasi” të cilën kanë njoftuar se do të ndihmojnë familjet në nevojë të Komunës së Drenasit me 3000kg miell.

Kryetari Lladrovci ka falënderuar përfaqësuesit e Klubit të Futbollit “Drenasi” për këtë ndihmë të ofruar dhe ka thënë se përkrahja për familjet në nevojë gjatë kësaj kohe pandemie, është shumë e mirëseardhur për të tejkaluar këtë gjendje.

Ndihmat e Klubit të Futbollit “Drenasi”, do të ndahen sipas listave të dërguara nga administratorët e vendbanimeve në listat pritëse.

Kujtojmë që deri më tani, nga mjetet buxhetore të komunës dhe donatorëve janë ndihmuar të gjitha familjet në nevojë të Komunës së Drenasit edhe familjet me asistencë sociale.

Ndërsa nga java e ardhme Komuna e Drenasit pritet të ndahen edhe 2000 pako ushqimore-higjienike për familjet në nevojë, nga buxheti i Komunës i ndarë në mbledhjen urgjente të Kuvendit të Komunës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat