Posta shton nurmin e zyrave postare dhe zgjat orarin e punës

Kosova

Posta shton nurmin e zyrave postare dhe zgjat orarin e punës

Më: 21 prill 2020 Në ora: 12:14
Ilustrim

Posta e Kosovës ka njoftuar se ka shtuar zyrat postare si dhe ka zgjatur orarin e punës të zyrave kujdestare deri në ora 22:30.

“Posta është e hapur çdo ditë pune, përfshirë edhe të shtunave në 7 Regjionet e Republikës së Kosovës me 93 zyra postare aktive, prej tyre 11 punojnë me orar nga ora 08:00 -22:30, duke iu ofruar shërbime qytetarëve në përshtatje të vendimit të Qeverisë për lëvizjen e lirë tyre”, thuhet në komunikatën drejtuar mediave.

Komunikata e plotë:

Posta e Kosovës njofton qytetarët se nga sot ka rritë numrin e zyrave postare si dhe ka zgjatur Orarin e Punës të Zyrave Kujdestare deri në ora 22:30, vetëm për të qenë afër juve.

Përkushtimi ynë për juve nuk ndalet as në kohë pandemie.

Posta është e hapur çdo ditë pune, përfshirë edhe të shtunave në 7 Regjionet e Republikës së Kosovës me 93 zyra postare aktive, prej tyre 11 punojnë me orar nga ora 08:00 -22:30, duke iu ofruar shërbime qytetarëve në përshtatje të vendimit të Qeverisë për lëvizjen e lirë tyre.

Kushdo që ka nevojë të paguaj fatura të energjisë elektrike, ujit, mbeturinave, tatimit në pronë, gjoba të policisë, të blej mbushje të Valës, të paguaj Kujtesën, shërbime postare e të tjera, këtë mund ta bëjë në Postë, në çdo qytet si dhe në shumë vendbanime rurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat