​GAC-i fton qytetarët që edhe në vetëizolim të ruajnë mjedisin ku jetojnë

Kosova

​GAC-i fton qytetarët që edhe në vetëizolim të ruajnë mjedisin ku jetojnë

Më: 22 prill 2020 Në ora: 08:12
GAC

Me aksione simbolike në kushte të izolimit shtëpiak, në manifestimin e Ditës së Tokës, organizata joqeveritare Green Art Center-Prishtina (GAC) synon të ftojë komunitetin që të nisë të reflektojë për rolin tonë në mbajtjen pastër të ambienteve ku jetojmë dhe veprojmë.

GAC po ashtu fton qytetarët në zhvillimin e sjelljeve eco-mjedisore përmes krijimit të shprehive të ripërdorimit, zbatimit të programeve për riciklim si dhe të kompostimit të mbeturinave; duke kontribuar në këtë mënyrë në zvogëlimin e ndotjes që ne si individë ja shkaktojmë çdo ditë vendit tonë dhe planetit Tokë.

Kjo është komunikata e plot e GAC-it:

Në Ditën e Tokës, Organizata joqeveritare, Green Art Center (GAC) dhe Earth Day Netëork duke ndarë qëllimet dhe objektivat e përbashkëta përmes kontributit të vazhdueshëm përmes aktiviteteve që synojnë të jetuarit në një mjedis të qëndrueshë m; kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në kuadër të programit të edukimit mjedisor, për zgjerimin e aktiviteteve vetëdijesuese dhe edukative me focus në zhvillimin e programeve për ruajtjen, forcimin e kapaciteteve dhe mbrojtjen e natyrës dhe burimeve natyrore, duke kontribuar në luftën kundër ndryshimit të klimës dhe ruajtjen e biodiversitetit.

Pandemia globale e gjeti botën të papërgatitur dhe momentalisht është duke luftuar për ta zgjidhur sa më pare atë; ndërkohë që jemi akoma në kohë për të përmirësuar dhe zvogëluar ndotjen mjedisore që ndikon në ndryshimet klimatike e si rrjedhojë do të ndikojë në jetën tonë në të ardhmen.

Përderisa shihen qytete të zbrazura, në të njëjtën kohë, dukshëm, kjo periudhë ka pasur ndikim pozitiv në përmirësimin e cilësisë së ajrit në botë. Kjo kohë e pandemisë le të shërbejë si vetëreflektim!

Sot, GAC i bën thirrje komunitetit të gjerë që përmes mesazheve të ndryshme në formë digitale nën sloganin #EarthDay2020 si dhe duke dhënë shembullin më të mire në botë, të promovojnë rëndësinë e ruajtjes së mjedisit jetik me qëllim të ngritjes së vetëdijes qytetare, vetëreflektimit individual dhe institucional për ndërmarrjen e masave përmirësimin e ambientit në Kosovë.

Organizata GAC ndër vite zhvillon aktivitete që promovojnë rëndësinë e ruajtjes së mjedisit përmes programeve për edukim mjedisor në nivel nacional dhe zhvillimit të projekteve me fokus në menaxhimin e mbeturinave në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat