Kufizimi i lëvizjes ndikoi në uljen e ndotjes në Kosovë

Kosova

Kufizimi i lëvizjes ndikoi në uljen e ndotjes në Kosovë

Më: 22 prill 2020 Në ora: 09:36
Foto ilustrim

Sot shënohet Dita Botërore e Tokës. Për herë të parë në historinë e festimit të Ditës Ndërkombëtare të Tokës, Let’s Do It sjell “Ditën e Pastrimit Digjital” që do të shënohet pikërisht më 22 Prill – 50 vjetorin e Ditës Ndërkombëtare të Tokës.

Luan Hasanaj, Drejtor  Ekzekutiv i “Let’s Do It Kosova” , tha se se “Dita e Pastrimit Digjital” synon të sjell vëmendjen e botës tek mbeturinat virtuale – digjitale, për të cilat rrallë herë na shkon mendja se janë “mbeturina”, e që edhe ky lloj mbeturinash ka ndikim në mjedis dhe në jetën tonë të përditshme përmes konsumit të energjisë dhe emetimit të gazrave serrë.

“Mbyllja ka ndikuar pozitivisht shumë në ambient. Pra kemi pas paraparë që të kemi aktivitete, por për shkak të pandemisë kemi organiziar aktivitete digjital”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Ai tha se për aplikacionet e ndryshme, skedarët, fotografitë, videot, etj., që zënë vend në paisjet tona digjitale (smartphones, laptopë, kompjuterë, etj.) si të papërdorura, të vjetëruara apo të papërditësuara.

Gjurmët e karbonit që lë interneti dhe sistemet që e mbështesin atë përbëjnë rreth 3.7% të emetimeve globale të gazrave serrë, sasi kjo e ngjashme me atë që prodhohet globalisht nga industria e linjave ajrore.

Duke pastruar mbeturinat tona digjitale, ne ndihmojmë në uljen e konsumit të energjisë dhe emetimit të gazrave serrë, si dhe krijojmë shprehi më të mira të menaxhimit të të dhënave tona digjitale; më pak rrëmujë digjitale = përqëndrim më i madh dhe më pak humbje kohe, e më e rëndësishmja – një PLANET më i shëndetshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat