Të infektuarit në Rahovec janë infermiere në Spitalin e Prizrenit

Kosova

Të infektuarit në Rahovec janë infermiere në Spitalin e Prizrenit

Më: 24 prill 2020 Në ora: 23:16
Ilustrim

Sonte dolën të infektuarit e pare në Rahovec, e që të rastet po dalin të jenë infermiere në Spitalin Regjional të Prizrenit.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, përmes një postimi në Facebook.

“Pacientet e infektuara, janë që të dyja infermiere në Spitalin Regjional të Prizrenit, në repartin e hemodializës, të njëjtat këto burimin e infeksionit e kanë nga ky repart ku aktualisht kanë punuar, ju informoj se gjendja e tyre është stabile, kështu që nuk ka vend për panik, por kujdes të shtuar”, ka shkruar Latifi.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë, bashkëvendas të komunës sonë,

Sapo u informova nga IKSHPK, se fatkeqësisht në komunën tonë kemi dy raste me COVID-19.

Pacientet e infektuara, janë që të dyja infermiere në Spitalin Regjional të Prizrenit, në repartin e hemodializës, të njëjtat këto burimin e infeksionit e kanë nga ky repart ku aktualisht kanë punuar, ju informoj se gjendja e tyre është stabile, kështu që nuk ka vend për panik, por kujdes të shtuar.

Të dashur qytetarë të komunës së Rahovecit,  kërkoj nga ju që të mos lëvizni nga shtëpitë e juaja deri sa të marrim vendime si Shtab i Posaçëm Emergjent për hapat e mëtutjeshëm.

Të infektuarave, ju uroj shërim të shpejtë!

Për çdo veprim do të informoheni me kohë!

Ju lutem të qëndroni në shtëpi!

Bashkë do t’ia dalim!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat