40 mostra në Rahovec dalin negativ

Kosova

40 mostra në Rahovec dalin negativ

Më: 26 prill 2020 Në ora: 22:37
Foto ilustrim

Në Rahovec 40 mostrat e marra për koronavirus të gjitha kanë rezultuar negativ.

Këtë e ka konfirmuar kryetari i Rakovecit, Smajl Latifi.

Shkrimi i plotë i Latifit:

LAJM I MIRË!

Në 24 orët e fundit në Rahovec nuk kemi asnjë rast pozitiv me COVID19. Nga 40 mostrat e marra të gjitha kanë rezultuar NEGATIV.

S’ka vend për shqetësim sepse situata është nën kontroll. Falënderoj qytetarët për lojalitetin në zbatim të vendimeve, sikurse edhe të gjithë mantelbardhët përfshirë mjekët, infektologët, mikrobilologët, epidemiologët, biokimistët, infermierët, policinë, FSK-në dhe të gjitha institucionet emergjente që janë aktive dhe në gjendjen më të lartë të gatishmërisë.

#RRINËSHTËPI 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat