Qytetarët e Drenasit që kanë nevojë të dalin jashtë komunës, duhet të plotësojnë këtë kërkesë

Kosova

Qytetarët e Drenasit që kanë nevojë të dalin jashtë komunës, duhet të plotësojnë këtë kërkesë

Më: 27 prill 2020 Në ora: 18:15
Foto ilustrim

Qytetarët të cilët për arsye të ndryshme kanë nevojë që të qarkullojnë jashtë Komunës së Drenasit, duhet të plotësohet kërkesat si në formatin e mëposhtëm.

Ky është postimi i Komunës së Drenasit:

Njoftim për qytetarë

Njoftohen qytetarët të cilët për shkaqe dhe arsye të ndryshme kanë nevojë që të qarkullojnë jashtë Komunës së Drenasit se kërkesat pranohen në formatin e mëposhtëm.

Në subjekt të shënohet : Kërkesë për leje qarkullimi

Ju lutemi që të bashkëngjitni dokumente relevante të cilat arsyetojnë kërkesën tuaj.

P.sh. Udhëzim të mjekut nëse keni vizitë mjekësore.

“Ju drejtohem me kërkesë që të mundësoni lëshimin e lejes së qarkullimit për emri mbiemri të Komunës së ___________ për udhëtim në ____________ për arsye _______________________________________________________

Të dhënat për personin që kërkon lejen e qarkullimit:
Emri mbiemri numri personal ___________ lindur ne ________ date ___________banim në _____________veturë private, me veturë private: __________________ me targa ___________.
Udhëton me, emri mbiemri lindur me date __________me nr. personal _________
Date _________ nga ora ___ deri _____

Kërkesa dërgohet në : [email protected]

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat