AGK dënon sulmin fizik ndaj gazetarit Nenad Milenkoviq

Kosova

AGK dënon sulmin fizik ndaj gazetarit Nenad Milenkoviq

Më: 28 prill 2020 Në ora: 11:11
Nenad Milenkoviq

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka dënuar fuqishëm sulmin fizik ndaj gazetarit dhe pronarit të Televizionit Puls, Nenad Milenkoviq, që ndodhi dje në Mitrovicën e Veriut.

“Sipas raportimeve, Milenkoviq është sulmuar nga katër persona të maskuar para ndërtesës komunale të Mitrovicës së Veriut. Milenkoviq ka marrë tretman mjekësor, pas goditjeve që ka pësuar në kokë dhe trup.

AGK kërkon nga organet e drejtësisë që sa më shpejtë t’i hetojë motivet e sulmit dhe ta zbulojnë këtë rast, i cili në themel dëmton lirinë e shprehjes dhe medias”, thuhet në reagimin e AGK-së.

AGK u bënë thirrje të gjithë akterëve lokal ta dënojnë incidentin dhe të angazhohen për të parandaluar kërcënimet dhe sulmet ndaj gazetarëve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat