Patën kontakt me të infektuarin, vetizolohen 13 pjesëtarë të stafit mjekësor në Kaçanik

Kosova

Patën kontakt me të infektuarin, vetizolohen 13 pjesëtarë të stafit mjekësor në Kaçanik

Më: 29 prill 2020 Në ora: 20:06
Foto ilustrim

Trembëdhjetë persona nga stafi mjekësor në Kaçanik janë futur në vetëizolim, si pasojë e një kontakti me një pacient të shtrirë në Ortopedi, i cili ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i komunës, Besim Ilazi.

“Është e vërtetë 13 persona nga stafi mjekësor në Kaçanik janë futur në vetizolim. Ata kanë pasur kontakt, pra i kanë kryer shërbim një pacientit të infektuar. Tani sipas një riorganizimi të kërkuar drejtori i QKMF-së ata tani janë në pushim në shtëpi, pra në vetizolim”, ka thënë ai për Klan Kosova.

Ilazi tha se ka kërkuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike që atyre t’ju merren mostrat për testim.

“Dje kemi mbajtur një takim të Shtabit të Emergjencave. E pranishme ka qenë edhe doktoresha nga Ferizaji. Por, tani kemi mungesë të testeve. Duhet pak kohë derisa të realizohet”.

Komuna e Kaçanikut i ka deri më tani shtatë raste me Covid-19.

Sipas kreut të kësaj komune gjashtë prej këtyre iu dihet burimi i infektimit, kurse njërit nuk iu dihet.

“Shtatë persona janë identifikuar si të prekur me COVID-19, ku për 6 prej tyre dihet burimi i infeksionit, teksa për një person i cili ndodhet në Spitalin e Ortopedisë nuk dihet burimi i infeksionit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat