Kryetari i Vushtrrisë: Studimja është dhembja jonë e madhe, Serbia vazhdon ta mohojë krimin

Kosova

Kryetari i Vushtrrisë: Studimja është dhembja jonë e madhe, Serbia vazhdon ta mohojë krimin

Më: 2 maj 2020 Në ora: 14:22
Tahiri, ka bërë homazhe në varrezat e të rënëve në Masakrën e Studimes

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka bërë homazhe në varrezat e të rënëve në Masakrën e Studimes.

Tahiri deklaroi se fshati Studime është dhembja e tyre më e madhe.

“116 civil të vrarë në një ditë të rëndë për Vushtrrinë më 2 Maj 1999. Përgjegjësit e këtij krimi kundër njerëzimit ende nuk janë dënuar nga drejtësia”.

“Serbia vazhdon të mohojë krimin. Krimi në Studime dhe asnjë krim tjetër, as nuk falet e as nuk vjetërsohet. Kërkojmë drejtësi! Lavdi martirëve të lirisë!”, tha Tahiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat