Edhe Klina pritet që sot të hiqet nga karantina

Kosova

Edhe Klina pritet që sot të hiqet nga karantina

Më: 3 maj 2020 Në ora: 00:32
Foto ilustrim

Edhe komuna e Klinës pritet që të hiqet nga karantina.

Këtë e ka konfirmuar kryetari i komunës, Zenun Elezaj, i cili ka thënë se nëpërmjet telefonit ka kërkuar nga ministri Vitia një gjë të tillë.

Vitia, siç ka treguar Elezaj ia ka kumtuar atij lajmin se Klina do të hiqet nga karantina me gjasë sot në mbledhjen e qeverisë.

Postimi i plotë:

Në takimin e të mërkurës me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, kam kërkuar nga ai që Klina të hiqet nga karantina.

Sonte, nëpërmjet një bisede telefonike, ministri më konfirmoi se ka dërguar në Qeveri propozim-vendimin për heqje të karantinës për komunën e Klinës.

Pasi vendimi për vendosjen e karantinës për komunën e Klinës është marrë nga Qeveria e jo nga ministria, edhe vendimi për heqje të karantinës duhet të merret nga Qeveria. Prandaj, sipas ministrit, vendimi do të merret sonte ose nesër në mbledhje të Qeverisë.

Heqja e karantinës nuk do të thotë që ka kaluar edhe rreziku i përhapjes së virusit, prandaj ju lus që mos krijojmë komoditet, por t`a shtojmë kujdesin dhe të vazhdojmë të i zbatojmë udhëzimet e mjekëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat