Ademi: Fëmijëve të komunitetit ashkali t’u sigurohen pajisje, mund ta humbin vitin

Kosova

Ademi: Fëmijëve të komunitetit ashkali t’u sigurohen pajisje, mund ta humbin vitin

Më: 4 maj 2020 Në ora: 13:28
Danush Ademi

Ish-deputeti Danush Ademi ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me  mungesën e telefonave dhe kompjuterëve që kanë fëmijët e komunitetit ashkali, duke kërkuar kështu urgjent që të ndihmohen edhe këta fëmijë në mënyrë që të mos humbasin vitin shkollor.

“Qeveria e Republikës së Kosovës kryesisht Ministria e Arsimit shkencës dhe teknologjisë duhet të marr hapa urgjent që së paku të siguroj për secilën familje në kushte të rënda ekonomike që ka më shumë se një fëmijët në shkollë nga një telefon mobil,veprim ky në të cilën së paku në kohën e përfundimit të vitit shkollor do të ju mundësonte fëmijëve të komunitetit Ashkali kyçjen në këtë sistem,dhe do të krijonte mos ngecje në procesin e mësimit online,për ndryshe kategoria e cila do të pëson më së shumti nga kjo pandemi do të jenë fëmijët e komunitetit Ashkali”, ka shkruar Ademi.

Postimi i tij:

Të nderuar bashkëqytetar.

Nga masat e ndërmarrura për parandalimin e virusit COVID-19 tani e gati dy muaj fëmijët tanë nuk janë pran bankave shkollore,dhe mundësia për të ndjekur mësimin online nuk ka rezultuar sukseshëm te pjestarët e komunitetit Ashkali ,përshkak që shumica e këtij komuniteti jeton në kushte të rënda ekonomike.

Qeveria e Republikës së Kosovës kryesisht Ministria e Arsimit shkencës dhe tekonogjisë duhet të marr hapa urgjent që së paku të siguroj për secilën familje në kushte të rënda ekonomike që ka më shumë se një fëmijët në shkollë nga një telefon mobil,veprim ky në të cilën së paku në kohën e përfudimit të vitit shkollor do të ju mundësonte fëmijëve të komunitetit Ashkali kyqjen në këtë sistem,dhe do të krijonte mos ngecje në procesin e mësimit online,për ndryshe kategoria e cila do të pëson më së shumti nga kjo pandemi do të jenë fëmijët e komunitetit Ashkali.

Sinqerisht:

Kryetari i PDAK-së

Danush Ademi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat