Edhe një ditë e qetë për Malishevën, por zbatoni masat e kujdesit

Kosova

Edhe një ditë e qetë për Malishevën, por zbatoni masat e kujdesit

Më: 4 maj 2020 Në ora: 21:33
Foto Ilustrim

Edhe sot Komuna e Malishevës, e kaloi një ditë të qetë, sa i përket situatës me COVID-19, pasi asnjë qytetarë nuk ka dalë i prekur nga virusi korona. Nga dita e nesërme presim testet e reja për personat që llogariten aktiv me COVID-19, dhe shpresojmë që të jenë të shëruar të gjithë.

Por pavarësisht kësaj situate të qetë dhe që duket se situata po shkon drejt përmirësimit, luten qytetarët, që të zbatojnë udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, për mbajtje të distancës fizike, për mos dalje pa nevojë, edhe kur të dilni të mbani maska e dorëza, si dhe të pastroni duart sa më shpesh që mundeni dhe sa herë të prekni gjëra me dorë.

Heqja e karantinës, nuk do të thotë se nuk mund të përhapet virusi. Ashtu siç kemi treguar kujdes gjatë kësaj periudhe gati dy mujore, ashtu duhet të vazhdojmë të tregojmë kujdes të shtuar në raport me këtë virus, prandaj zbatoni të gjitha udhëzimet, në mënyrë që sa më shpejt të dalim nga kjo situatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat